Lumir Abdixhiku: Si baba i dy vajzave, nuk mund ta pranoj që 65% e grave në Kosovë janë joaktive

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, gjatë një takimi me gratë dhe kandidatet e partisë, ka mbajtur një fjalim emocional për rolin e grave në shoqëri dhe sfidat me të cilat përballen në Kosovë.

Abdixhiku tha se nuk po flet vetëm si politikan, por si bashkëshort, baba dhe djalë.

banner

“Sonte dua t’ju flas si bashkëshort. Dua t’ju flas si baba”, deklaroi ai.

Ai foli për nënën e tij të ndjerë, për bashkëshorten Albina dhe për dy vajzat e tij, Erën dhe Rozin, duke thënë se nga gratë ka mësuar shumë për jetën dhe qëndrueshmërinë.

“Shumë prej gjërave më të rëndësishme për jetën, forcën dhe qëndrueshmërinë, i kam mësuar pikërisht nga gratë”, u shpreh Abdixhiku.

Lideri i LDK-së kritikoi nivelin e ulët të përfshirjes së grave në tregun e punës.

“Nuk mund të pranojmë idenë se 65% e grave në Kosovë janë joaktive”, tha ai.

Ai foli edhe për diskriminimin ndaj grave në punësim dhe dhunën në familje.

“Nuk mund ta pranojmë idenë e vajzave të reja që diskriminohen në punësim”, deklaroi Abdixhiku.

Sipas tij, Kosova duhet të krijojë më shumë mundësi dhe siguri për gratë dhe vajzat.

“Si prind i dy vajzave, si bashkëshort i një gruaje, si djalë i një nëne, ju them këtu se sfida juaj është edhe sfidë e imja”, përfundoi ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.