
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, thotë se akuzat e Adriana Matoshit janë pjesë e një strategjie për të larguar vëmendjen nga çështjet e rezervave shtetërore dhe manipulimi i votave në Mitrovicë.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj disa statuseve të deputetes së VV-së, Adriana Matoshi, të cilën iu referua si “Šasha”, duke e akuzuar si “mercenare të agjendave serbo-greke” të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Dejona Mihalit, koordinatore e Komiteteve në VV.
“1. Vjedhja e miliona eurove nga rezervat shtetërore, ku sipas tij janë përfshirë Rozeta Hajdari dhe Albin Kurti.
2. Manipulimi i votave me “Trenin e Kurtit” në Mitrovicë, për të deformuar vullnetin e qytetarëve.
“Ndërsa këto skandale shpërthejnë, pushteti dërgon mercenarë për të ofenduar dhe mashtruar publikun. Shtet i plaçkitur. Pushtet i kapur. Moral i rënë” – ka deklaruar Lushtaku.



