
Burim Meta, ish-deputet i GUXO-s, ka ironizuar me partinë e tij të dikurshme.
Në një prononcim për RTV 21, Meta ka vlerësuar se GUXO-ja do të ketë më shumë kryetarë sesa anëtarë partie.
“Guxo do të jetë e vetmja parti në historinë e politikës kosovare që do të ketë më shumë kryetarë sesa anëtarë partie. Të gjithë nënkryetarët e partisë tashmë janë në përkrahje të Osmanit dhe LDK-së. Do të ketë edhe prurje të tjera, ndërsa ekskluzivitetin për t’i bërë publike do ta ketë vetë presidentja Osmani. Natyrisht, të gjithë deputetët që kanë treguar vlera do të jenë pjesë e jona, por jo edhe deputetët që janë të LVV-së dhe që kaluan kinse në Guxo. Po, Albena do të jetë pjesë e jona”, tha Meta.



