
63 minatorë të minierës së Trepçës që të mërkurën në mbrëmje mbetën të ngujuar për shkak të një defekti me energjinë elektrike kanë arritur të dalin nga miniera.
Drejtori i minierës së Stantërgut, Shyqyri Sadiku, ka konfirmuar se të gjithë minatorët kanë dalë dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
“Po, kanë dalë në 02:45 të mëngjesit. Mirë është gjendja e tyre shëndetësore”, tha Sadiku.
Minatorët e ndërrimit të dytë kishin mbetur të ngujuar në horizontet e minierës, pasi ndërprerja e energjisë elektrike kishte pamundësuar daljen e tyre në mënyrë të zakonshme.
Ibrahimi ka konfirmuar të mërkurën në mbrëmje ka konfirmuar se bëhej fjalë për punëtorët e ndërrimit të dytë.
“Po, ndërrimi i dytë. Janë komplet miniera, ndërrimi i dytë. Ata janë ende në orarin e kohës së punës”, kishte thënë Januzi për Kosovapressin.



