Në Vjenë protestohet kundër vendimit të Speciales, kërkohet liri për ish-krerët e UÇK-së

Me thirrjet “Liria ka emër”, “Jo në emrin tim” dhe “Liri për çlirimtarët e Kosovës” një numër i madh i shqiptarëve janë mbledhur në kryeqytetin  e Austrisë, Vjenë, për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj katërshes së UÇK-së.

Protesta ka nisur nga ora 14:00, shkruan KOHA.

banner

Protesta të ngjashme ka pasur edhe në shtete tjera, përfshirë New Yorkun, Kanadanë, Zvicrën dhe Gjermaninë.

E në Kosovë po protestohet që nga dita e shpalljes së dënimeve, 16 shtatori.

Ndër të tjera, kërkesat e këtyre protestave kanë qenë ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale dhe mbrojtja e pakufizuar për mbrojtjen e çlirimtareve.

Të mërkurën Specialja i shpalli fajtorë për krime lufte dhe i dënoi me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, ndërsa Kadri Veselin me 18 dhe Rexhep Selimin me 13.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.