Nëna e Hashim Thaçit feston 89-vjetorin, figura publike e urojnë: “Simbol i nënës shqiptare”

Hyrë Thaçi, nëna e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbushur sot 89 vjet.

Me rastin e ditëlindjes së saj, figura të ndryshme publike kanë përcjellë urime dhe mesazhe për shëndet e jetë të gjatë.

banner

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i uroi ditëlindjen përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Urime ditëlindjen e 89-të, Nana Hyrë Thaçi, nana e Presidentit Hashim Thaçi. Të uroj shëndet, jetë të gjatë dhe shumë gëzime pranë familjes suaj!”, ka shkruar Lushtaku.

Edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, i kushtoi një mesazh urimi.

“Urime ditëlindjen, nana Hyrë. E admiroj forcën, durimin dhe qetësinë e një gruaje që ka kaluar shumë sprova në jetë. Pritjen që e ka përballuar me kaq shumë forcë, duke na dëshmu se dashnia e nanës nuk dorëzohet kurrë dhe se shpresa mbetet gjithmonë gjallë”, ka shkruar Deliu.

Ajo shprehu dëshirën që ditët e ardhshme t’i sjellin Hyrë Thaçit gëzim, qetësi dhe bashkimin me familjen që, sipas saj, çdo nënë e dëshiron.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.