
Në vitet 90-ta, në krye të Kosovës ishte Ibrahim Rugova, i njohur gjerësisht si arkitetki i shtetit kosovar. Atëbotë, gati çdo e dyta fjali e Rugovës ishte një përkujtim e tribut për marrëdhëniet mes Kosvës e ShBA-së. Ndërsa në vitin 2025, marrëdhëniet mes Kosovës e ShBA-së janë të trazuara, pasi Uashingtoni ndërpreu “dialogun strategjik” me Prishtinën.
Autore: Arta Avdiu
Në një foto tashmë ikonike, Rugova i veshur me kollaren e mbuluar nga shalli i tij tradicional, po shëtiste në rrugët e Uashingtonit, ku po qëndronte në një vizitë zyrtare. I njohur si lider i shqiptarëve, Rugova po trasonte rrugën deri atëherë të pashkelur në marrëdhëniet mes Kosovës e ShBA-së.
Në fakt, po themelonte këto marrëdhënie, duke shpresuar në çlirimin e Kosovës me ndihmën e ShBA-së. Në fotografinë, që gjendet në ballinë të këtij lajmi, Rugova kishte drejtuar gishtin nga Pentagoni, ku shkruheshin e përpiloheshin raportet e projektet ushtarake të ShBA-së.
Është fotografi profetike. Rugova dukej që po nënkuptonte se liria e Kosovës fitohet nga ajo zyrja shkëlqyese në ngjyrë të bardhë. Dhe në fund, ideali dhe vizioni i Rugovës u materializua. Pikërisht nga zyrja e bardhë shkëlqyese shkëlqeu edhe liria e Kosovës.
Erdhi mëpastaj edhe pavarësia, të cilën Rugova nuk e shijoi, duke ndërruar jetë dy vitë para kësaj date për të cilën kishte kontribuar si askush tjetër.
Pas vdekjes së Rugovës, rrugën e bashkëpunimit me ShBA-në e ndoqën edhe dikur kundërshtarët më të ashpër në të gjallë të ish-presidentit historik.
35 vitë pas institucionalizimit të marrëdhënieve Kosovë e ShBA, për të cilat Rugova mbahet si njeriu kryesor, situata ka ndryshuar rrënjësisht. 12 shtatori i vitit 2025 do të mbahet mend si dita e ndëshkimit më radikal të Kosovës nga ana e ShBA-së.
ShBA-ja ka ndërprerë “dialogun strategjik” me Kosovën.
“Marrëdhënia jonë me Kosovën është e mbështetur në një qëllim të përbashkët: fuqizimi i paqes dhe stabilitetit si një bazë për mirëqenie të përbashkët ekonomike. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga kryeministri në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida ndaj progresit të bërë ndër shumë vite.
…
Dialogu strategjik kishte për qëllim që t’i fuqizonte lidhjet ekonomike dhe diplomatike për të mirën e popullit amerikan dhe kosovar. Ne shpresojmë që të ndjekim përpjekje të tilla në të ardhmen, kur të jetë e duhur. Ne e njohim këtë si qëllim i bërë prioritet nga populli i Kosovës”- thuhej në njoftim e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, transmeton Gazeta Politika.
Ky vendim i ShBA-së ka nxitur reagime të shumta nga partitë politike opozitare, politikanë të ndryshëm e figura të rëndësishme të sferës publike, të cilat mund t’i lexoni në Gazetën Politika



