
Presidentja takohet me kreun e PDK-së pas propozimit të VV-së për kryeministër.
Prishtinë – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka filluar konsultimet me partitë e ish-opozitës pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje që Glauk Konjufca të emërohet kryeministër.
Sipas raportimeve të lajmi.net, gjatë ditës së sotme Osmani ka zhvilluar takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ku diskutuan rreth mundësive për formimin e një qeverie të re dhe sfidat e procesit politik aktual.
Takimet e presidentes pritet të vazhdojnë edhe me partitë tjera të opozitës, ndërsa vendimi për kryeministrin e ri mbetet në pritje të përfundimit të këtyre konsultimeve.



