
Presidentja i garanton qytetarët se do të qëndrojë në detyrë për pesë vjet, ashtu siç e përcakton Kushtetuta
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mohuar çdo mundësi për dorëheqje, duke theksuar se do ta përfundojë mandatin e saj presidencial në afatin e plotë kushtetues.
“Unë i garantoj qytetarët që do ta përfundoj mandatin. Më kanë zgjedhur për mandat pesëvjeçar, do të jem këtu deri në ditën e fundit,” tha Osmani, transmeton Gazeta Politika.
Deklarata e saj vjen pas spekulimeve të ditëve të fundit për një mundësi të dorëheqjes së parakohshme, të cilat presidentja i ka quajtur të pabazuara. Me këtë qëndrim, Osmani ka qartësuar se do të vazhdojë ushtrimin e detyrës deri në përfundimin e mandatit të plotë presidencial.



