OVL e UÇK-së reagon pas deklaratave të ambasadorit gjerman: Po e përgatisin opinionin për një vendim të shkruar diku tjetër

OVL e UÇK-së flet për ndikim të mundshëm të jashtëm dhe paralajmëron për paragjykim të procesit gjyqësor.

Një deklaratë e fundit e ambasadorit gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, ka nxitur reagime në vend, duke hapur debat mbi integritetin e procesit gjyqësor në Hagë, ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

banner

Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, ka reaguar publikisht duke ngritur dyshime serioze për ndikime të jashtme në vendimmarrjen e Gjykatës Speciale.

Sipas tij, fakti që çështja e “dënimeve apo lirimeve” po diskutohet nga ambasadorë ndërkombëtarë pikërisht në prag të vendimit nuk është rastësi, por një përpjekje për të parapërgatitur opinionin publik për një vendim që, sipas tij, “duket se tashmë është i shkruar diku tjetër”.

Gucati ka theksuar se një qasje e tillë nuk përfaqëson neutralitet, por paragjykim të hapur të procesit dhe sinjal të ndikimit të jashtëm.

Ai shtoi se drejtësia nuk duhet të diktohet apo të ndërtohet përmes mesazheve diplomatike, duke paralajmëruar se çdo vendim që, sipas tij, cenon luftën e UÇK-së, nuk do të pranohet.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.