Pas Albinit, edhe Ramush Haradinaj uron Bedri Hamzën për kryetar të PDK-së

Haradinaj ofron bashkëpunim për interesat e qytetarëve dhe të mirën e Kosovës.

Pas urimit të kryeministrit Albin Kurti, edhe ish-kryeministri dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në mesazhin e tij, Haradinaj i dëshiroi Hamzës suksese në mandatin e tij dhe ofroi bashkëpunim, si në emër të Aleancës, ashtu edhe personalisht, për të shërbyer interesat e qytetarëve dhe për të mirën e Kosovës.

“Ju uroj suksese në mandatin tuaj dhe ju ofroj bashkëpunim, në emër të Aleancës dhe timin, për interesat e qytetarëve dhe të mirën e Kosovës”, shkroi Haradinaj në urimin e tij.

Back to top button