Pas dorëzimit të nënshkrimeve, Haziri: Abdixhiku ka autorizim të plotë për ta menaxhuar procesin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka komentuar dorëzimin e nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, përmes të cilit kërkohet shkarkimi i kryetarit Lumir Abdixhiku.

Haziri u shpreh i bindur se LDK do ta menaxhojë këtë proces politik dhe se do të dalë më e fortë.

banner

LDK-ja din me vetëmenaxhu këtë proces politik në të cilin ne do të dalim ma mirë”, tha Haziri.

Ai shtoi se procesi do të zhvillohet në dy drejtime.

Mendoj që dy binarë janë që do të vazhdohen: e para është shqyrtimi i kërkesës së anëtarëve dhe e dyta është se kryetari i LDK-së është në zyrë me autorizim të plotë për të menaxhuar këto procese”, deklaroi Haziri.

Deklarata e tij vjen pasi deputeti i zgjedhur Armend Zemaj dhe kryetari i Degës së Dytë të LDK-së në Prishtinë, Florian Dushi, dorëzuan nënshkrimet për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, me kërkesën për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.