Përfundon protesta në Hagë, kërkohet drejtësi për Thaçin e të tjerët

Protesta në Hagë: Shqiptarët kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Në Hagë të Holandës, të dielën më 14 shtator, shqiptarë nga diaspora dhe nga Kosova zhvilluan një protestë duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

banner

Protesta u thirr nga mërgata shqiptare dhe u mbështet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), për, siç thanë organizatorët, padrejtësitë që po ndodhin gjatë gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Demonstruesit u mblodhën në një park pranë selisë së Dhomave të Specializuara në Hagë.

Folës në protestë ishin, Hysni Gucati, kreu i OVL-UÇK-së Fatmir Koci, bashkëorganizator i protestës Robert Bosch, ish-ambasador holandez në Kosovë

Protesta u zhvillua pa incidente dhe synoi të nxirrte në pah kërkesën për drejtësi dhe trajtim të barabartë për ish-krerët e UÇK-së.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.