
Ka përfunduar seanca fillestare ndaj Fatmir Sheholli, i akuzuar për “Spiunazh” dhe “Shantazh”.
Ai është deklaruar i pafajshëm në seancën që u mbajt të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“E ndiej veten të pafajshëm”, deklaroi Sheholli.
Deklarimin rreth fajësisë, Sheholli e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori special, Bekim Kodraliu.
Rasti ndaj Shehollit ka të bëjë me pretendime për lidhje me shërbimin inteligjent serb BIA, ndërsa në dosjen e rastit përmenden materiale dhe komunikime që prokuroria i ka konsideruar si prova në kuadër të hetimeve.



