
Pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit, presidentja i jep mandat kryeministrit në detyrë për formimin e qeverisë së re.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot dekretin me të cilin mandaton z. Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ky vendim vjen pas propozimit zyrtar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila arriti të fitojë numrin më të madh të ulëseve në Kuvend në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sipas Kushtetutës, z. Kurti ka afat prej 15 ditësh nga dita e dekretimit për të paraqitur Kuvendit përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim.
Presidentja Osmani i ka uruar suksese kryeministrit në detyrë, me shpresën që Republika e Kosovës të ketë sa më parë një Qeveri me mandat të plotë kushtetues.



