
Pamjet nga emisioni “Pressing” tregojnë momentin kur tensionet mes gazetarit Parim Olluri dhe deputetit të Guxo-së, Nezik Kraki, u përshkallëzuan pothuajse në përleshje fizike.
Në pamjet e publikuara së fundi nga emisioni “Pressing”, mund të dëgjohen teksa Olluri e Kraki përdorin fjalë të ashpra gjatë debatit.
Gjatë debatit të ashpër, Kraki dëgjohet duke i thënë Ollurit: “qyp atje, zagar.”
Pas kësaj, Olluri shihet duke u ngritur dhe duke u drejtuar në drejtim të Krakit, duke çuar situatën afër një përleshjeje fizike. Transmetimi televiziv u ndërpre në atë moment për të shmangur përshkallëzimin.



