
Armend Baloku, deputet i VV-së, ka komentuar thirrjet që Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, të deklarohet rreth protestave në Shqipëri.
Baloku ka kritikuar analistët, duke vlerësuar se nuk është detyrë kushtetuese e Kurtit për të zgjidhur problemet analistëve.
Postimi i plotë:
Thirrjet e disa “analistëve” nga Shqipëria drejtuar kryeministrit Albin Kurti, me kërkesën që ai t’u bëjë thirrje protestuesve në Shqipëri, nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për ta zhvendosur problemin në një adresë të gabuar.
Kryeministri Kurti nuk e ka as detyrë kushtetuese dhe as përgjegjësi politike t’ua zgjidhë problemet analistëve, të cilët duket se po ndihen të rrezikuar në interesat e tyre.
Kurti është politikan që, nëse do të kishte diçka për të thënë, do ta bënte hapur dhe pa hezitim. Prandaj, këto thirrje duken më shumë si përpjekje tendencioze për të manipuluar opinionin publik dhe për ta devijuar vëmendjen nga problemet reale.
Analistët dhe përfaqësuesit politikë në Shqipëri duhet të përballen me kërkesat e qytetarëve të tyre, në vend që të kërkojnë ndërhyrjen e të tjerëve për të dalë nga një krizë që, në radhë të parë, duhet ta zgjidhin vetë.



