Sadri Ramabaja kërkon falje publike ndaj deputetit Përparim Gruda: Bëra shkarje, pa fakte, cënova dinjitetin e tij

Analisti i “Debat Plus” pranon interpretim të gabuar të fakteve dhe cenim të dinjitetit gjatë emisionit.

Sadri Ramabaja, analist në emisionin “Debat Plus”, i ka kërkuar falje publike deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Grudës, pas një konfrontimi në emisionin e mbrëmshëm.

“Pata një shkarje nga natyra ime, duke u lëshuar në interpretim të gabuar të fakteve dhe të informacioneve të pjesshme që kisha në dispozicion, duke u bërë pre e logjikës së palës që përfaqësonte kolegu Përparim Gruda”, tha Ramabaja. Ai shtoi se, duke e rishikuar emisionin, është i ndërgjegjshëm për cenimin e mundshëm të dinjitetit të Grudës.

Analisti e cilëson kërkimfaljen e tij publike si një akt që tejkalon dimensionin personal dhe një kontribut për kujtesën kolektive dhe pajtimin si akt moral.

Back to top button