
Vjosa Osmani e përfundon sot mandatin e saj pesëvjeçar si presidente e Kosovës.
Sipas një njoftimi të Zyrës së Presidencës, Osmani do t’ia dorëzojë detyrën kryeparlamentares Albulena Haxhiu.
Ceremonia e pranim-dorëzimit është paraparë të mbahet sot në orën 16:00, në kabinetin e Presidencës.
Për pesë vite, Osmani ka qenë Shefe e Shtetit, duke përfaqësuar Kosovën në botë. Osmani është vlerësuar për punën në përfaqësimin ndërkombëtarë, përfshirë njohjet e reja dhe përfshirjen e Kosovës si vend themelues në nismën e Bordit të Paqes, një nismë e ideuar nga presidentit amerikan Donald Trump.



