
Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të VV-së në Prishtinë, ka publikuar një status, ku ka folur rreth gjetjeve të Raportit tëq Auditimit të ZKA-së për Komunën e Prishtinës.
Sveçla ka theksuar se sheshi Xhorxh Bush dhe Tregu i Gjelbër janë filluar pa leje.
Postimi i plotë:
Në faqet 20 dhe 21 të Raportit të Auditimit rrëzohet një nga pretendimet kryesore të Përparim Ramës për “bllokadë dhe pengesa” nga niveli qendror.
ZKA konstaton se Komuna e Prishtinës kishte zhvilluar procedurat e prokurimit, kishte nënshkruar kontratat dhe kishte filluar punimet pa leje ndërtimore dhe pa pëlqimet e nevojshme ligjore. Si pasojë, punimet u pezulluan.
Bëhet fjalë për projektet për Sheshin “Xhorxh Bush” dhe Tregu i Gjelbër.
Këto shkelje ligjore nuk po i thotë opozita lokale as nuk po i thotë MKRS. Këtë po e konstaton Zyra Kombëtare e Auditimit, institucioni më i lartë shtetëror për kontrollin e ligjshmërisë dhe menaxhimit të parasë publike.
Pra, tashmë edhe zyrtarisht po dëshmohet se propaganda për “bllokadën” ka shërbyer si arsyetim për të fshehur dështimin e madh të qeverisjes komunale në Prishtinë.




