U ankua për rinumërim, Bekim Haxhiu: Gabime në vota, jo “hajni” brenda PDK-së

Bekim Haxhiu, kandidat i PDK-së për deputet, ka folur rreth ankesës së tij lidhur me rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së për deputet.

I ftuar në emisionin “DPT Te Fidani”, Haxhiu ka vlerësuar se ka gabime në numërim.

banner

“Numërimi po na dëshmon, me këtë mostër të 5201 votave të PDK-së, që ka gabime në numërim, nuk është ky gabim i vogël në një mostër prej 3.5%”, tha ai.

“Para se me bë ankesën e kam takuar kryetarin e PDK-së, ka qenë pro ankesës dhe është që të verifikohet çdo votë… Besoj që edhe te LDK edhe te partitë tjera, nëse do kishin guxim për të kërkuar rinumërim, gabimet do ishin edhe më të mëdha sepse e kam bërë analizën, por le të lodhen për vete. Le të lodhen për vete nëse dojnë me i gjet gabimet sepse gabimet te LDK-ja dhe partitë e tjera janë më të mëdha se sa te PDK-ja, mirëpo secili e mat me guxim dhe takat të vetin. Nuk është kjo hajni e votave brenda PDK-së, këto janë gabime të qëllimshme ose të paqëllimshme të numëruesve të subjekteve tjera”, potencoi kandidati për deputet i PDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.