Vendos LDK, votim i fshehtë në Kuvend – shumica e diskutimeve pro Abdixhikut

355 delegatë vendosin për pranimin ose jo të dorëheqjes së kryetarit, shumica e diskutimeve raportohen në mbështetje të tij.

Kuvendi i Punës i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) po zhvillon votimin për votëbesimin ndaj kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, përmes një procesi të fshehtë votimi.

banner

Burime të Gazetës Online Reporteri.net bëjnë të ditur se përpara nisjes së votimit është formuar një komision për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e procesit, ndërsa delegatët po hedhin votat në mënyrë të fshehtë.

Në këtë proces po marrin pjesë 355 delegatë, të cilët do të vendosin nëse do ta pranojnë apo jo dorëheqjen e Abdixhikut nga posti i kryetarit të LDK-së.

Punimet e Kuvendit kanë vijuar me dyer të mbyllura pas fjalimit të Abdixhikut, ndërsa më pas delegatët kanë mbajtur diskutimet e tyre. Sipas burimeve të Reporteri.net, shumica e fjalimeve kanë qenë në mbështetje të tij.

Rezultati i votimit pritet të përcaktojë të ardhmen e udhëheqjes së LDK-së dhe pozicionin e Abdixhikut në krye të partisë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.