Video-incizim: Gentrit Syla dhe Egzon Pacolli flasin për punësimin e gruas së një delegati në këmbim të nënshkrimit kundër Abdixhikut

Është publikuar një video-incizim në të cilin dyshohet se zyrtari i Komunës së Prishtinës, Gentrit Syla, dëgjohet duke biseduar me shefin e asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prishtinë, Egzon Pacollin, lidhur me sigurimin e një nënshkrimi kundër kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Sipas përmbajtjes së publikuar, në bisedë flitet për mundësinë e punësimit të gruas së një delegati në këmbim të nënshkrimit të tij.

banner

Video-incizimi është publikuar në kohën kur LDK po përballet me zhvillime të brendshme para mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm, të thirrur pas kërkesës së një pjese të delegatëve për shkarkimin e Abdixhikut.

Pas publikimit të incizimeve, Syla dhe Pacolli, në një lidhje në emisionin “Debat Plus”, kanë mohuar pretendimet, duke deklaruar se audio-incizimet janë të montuara dhe përbëjnë shantazh ndaj tyre.

Ndërkohë, sekretari i LDK-së, Ilir Ferati, ka bërë të ditur se do të ndërmarrë masa disiplinore ndaj të dyve, ndërsa ka kërkuar që rasti të hetohet edhe nga organet e rendit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.