
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se orientimi euro-atlantik mbetet drejtimi historik i Kosovës dhe se vendi duhet të vazhdojë forcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Siguria, ekonomia dhe paqja nuk mbrohen me improvizim, ato mbrohen me aleanca të forta”, deklaroi Osmani.
Ajo tha se Kosova në momentet më të vështira nuk ka qenë kurrë vetëm.
“Pranë nesh kanë qenë aleatët tanë, kanë qenë SHBA-të”, u shpreh ajo.
Sipas Osmanit, presidenca gjatë mandatit të saj ka rikthyer seriozitetin dhe dinjitetin në arenën ndërkombëtare.
“Që në fillim të mandatit do ta formalizojmë dhe institucionalizojmë partneritetin strategjik me SHBA-në”, tha ajo.
Në fund, Osmani theksoi lidhjen e Kosovës me Amerikën.
“Kosova qëndron me Amerikën, sepse Amerika qëndron me Kosovën”, deklaroi Osmani.



