Vjosa Osmani: Lumir Abdixhiku flet në emër të të gjithë neve, kurrë më afër s’kemi qenë për ta kaluar PDK-në

Vjosa Osmani, kandidatja për presidente e LDK-së, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë.

Në Debat Plus, Osmani ka theksuar se Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, flet në emër “të të gjithë neve”, duke shtuar se dallimet e tanishme në LDK janë të tejkalueshme.

banner

Tutje, ajo ka theksuar se LDK-ja ishte shumë afër për ta kaluar PDK-në kësaj radhe.

“Ne kemi qenë diku rreth afër 70 mijë vota larg PDK tani jemi rreth 20 mijë vota larg subjektit të dytë, pra me një angazhim pak më të madh nga disa që siç e thatë edhe zogjtë e malit e dinë është sharmi i demokracisë ka ndodhë kjo edhe në procese tjera. Por ne kemi qenë shumë më afër për ta kaluar PDK-në kësaj radhe kurrë më afër nuk kemi qenë. Hajde të punojmë bashkë që ta kalojmë PDK-në edhe të synojmë edhe vendin e parë, mirëpo kjo punë brenda natës nuk ndodhë në asnjë vend të botës”, ka deklaruar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.