
Iniciativa e prezantuar nga Donald Trump në Davos synon mbikëqyrjen e rindërtimit të Gazës dhe adresimin e konflikteve globale.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nisur drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes në Washington.
Iniciativa u prezantua nga presidenti amerikan, Donald Trump, në Davos të Zvicrës, ku u mbajt ceremonia e nënshkrimit me pjesëmarrjen e rreth 20 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Në atë ceremoni, Osmani nënshkroi deklaratën në emër të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimeve, Bordi i Paqes do të ketë rol në mbikëqyrjen e rindërtimit të Gazës, si dhe do të synojë të kontribuojë në zgjidhjen e konflikteve globale.
Presidenti Trump ka deklaruar se ky Bord ka potencialin të jetë “një nga organet më të rëndësishme të krijuara ndonjëherë”, duke theksuar rëndësinë që administrata e tij i jep kësaj nisme ndërkombëtare.



