
Gazetari kroat Domagoj Margetiq pretendon se Vuçiç ka qenë i pranishëm në zona ku të huaj paguanin për të qëlluar mbi civilët e Sarajevës; prokuroria italiane ka nisur hetimet.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është vënë nën akuzë nga gazetari investigativ kroat Domagoj Margetiq, i cili pretendon se gjatë Luftës së Bosnjës (1992–1996) Vuçiç ka qenë i pranishëm në zona ku të huaj paguanin për të qëlluar mbi civilët e Sarajevës.
Sipas Margetiq, gjatë rrethimit të Sarajevës, në disa pozicione ushtarake mbi qytet lejoheshin të huaj nga Italia, Rusia dhe SHBA që paguanin para për të kryer sulme mbi njerëzit e pambrojtur, dhe Vuçiç thuhet se ka qenë i pranishëm në një prej këtyre vendeve.
Gazetari kroat ka dorëzuar një kallëzim në prokurorinë italiane, e cila ka nisur hetimet mbi këto akuza të rënda. Ndërkohë, presidenti serb ka mohuar plotësisht pretendimet.




