
Presidenti i Serbisë paralajmëron kërcënim ndaj integritetit territorial të vendit të tij.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po e armatosin hapur Kosovën, duke përfshirë në këtë proces edhe Turqinë. Ai ka thënë se kjo situatë përbën një kërcënim serioz për Serbinë dhe integritetin e saj territorial.
“Amerikanët po i armatosin hapur dhe pa mëdyshje shqiptarët në Kosovë. Për Turqinë të mos flas… Nuk janë më kurrfarë problemi porositë për obusë 105 milimetra dhe gjithçka tjetër, me të vetmin qëllim: kërcënimin e drejtpërdrejtë të Serbisë dhe integritetit të saj territorial, si dhe sulmin ndaj popullsisë civile dhe strukturave ushtarako-policore të Serbisë”, ka deklaruar Vuçiq më 24 dhjetor për mediat serbe.



