
Vullnet Krasniqi ka reaguar pas publikimit të audio-incizimeve që lidhen me zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke i ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Duke iu referuar përmbajtjes së incizimeve, Krasniqi shkroi:

“Qite ti nënshkrimin, na ta shtijna grunë në punë” – i thojke ky kti delegati. Ai se hajke bash kollaj.
Sipas tij, edhe delegati kërkonte garanci para se të merrte një vendim.
“Jaaa, du me ma thanë nersy… kur kryhet puna?” – vetke delegati, dojke garanci.
Krasniqi tha se metoda të tilla, sipas tij, janë përdorur për një kohë të gjatë në Kosovë.
“Qaq shumë janë përdorë këto metoda në Kosovë sa janë ngulë njerëzit moti edhe s’e hajnë ma. Kanë hyp standardet edhe në korrupsion”, ka shkruar ai.
Në një postim tjetër, duke shpërndarë një publikim lidhur me rastin, Krasniqi shtoi edhe një koment ironik:
“Hahahahahahahahaha, metoda PDK në aksion”, ka shkruar ai.



