Vullnet Krasniqi: Nga “Bota Sot” msheft në shitore te përçarjet e PDK-së – historia që po përsëritet në Drenas

Gazetari Vullnet Krasniqi rikujton kohën kur leximi i gazetës së LDK-së shihej si turp në fshatrat e Drenasit, ndërsa sot ngjashmëritë i sheh në përplasjet brenda PDK-së, mes akuzash e përçarjesh që e rikthejnë narrativën e vjetër.

Gazetari Vullnet Krasniqi nga Drenasi ka sjellë një kujtim të viteve 2001-2005, kur në shitoret e fshatrave të komunës së tij gazeta “Bota Sot” shitej fshehurazi, pasi konsiderohej si “gazeta e LDK-së”. Ai kujton se si fëmijët shkonin me siklet ta blinin për prindërit e tyre, ndërsa shitësit shpesh ngurronin ta shisnin në prani të të tjerëve, nga frika e reagimeve të banorëve. Në kontrast, gazetat si “Epoka e Re” ekspozoheshin hapur në dritaret e dyqaneve, si simbol i njëanshëm politik i kohës.

banner

Sipas Krasniqit, me shpalljen e pavarësisë kjo ndarje dhe ky mosdurim politik gradualisht u fashit, mirëpo sot, pas 17 vitesh, po rikthehet një atmosferë e ngjashme përçarëse, kësaj radhe brenda PDK-së. Përplasja ka nisur pas vendimit të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, për të kandiduar Hajdarin e partisë, duke krijuar dy kampe të forta akuzash.

PDK-ja ka vendos me sulmu Lladrovcin si “njeri te Albin Kurtit” si njeri “i Serbise” ose si njeri qe po del “kunder lidereve ne Hage”. Por jo vec ate. Edhe ata qe e mbeshtesin ate po sulmohen si njerez qe “e kane tradhetu Hashimin e Kadrine, e jane bo me Albinin” duke u bo me Ramizin. E njejta sikur para 17 vjetve, kur “Rugova ishte njeri i Serbise, kunder Hashimit”, shprehet Krasniqi.

Ai e cilëson të papranueshme këtë nivel të debatit politik, duke thënë se sot nuk ka më gazeta të mshefura nëpër shitore, por të gjithë kanë telefona e qasje të lirë në informacion. “Ju a keni naj troh sens? Përçarja nuk kalon!”, përfundon ai.

Postimi i tij i plotë:

Gjate viteve 2001-2005 ne shitoret e katuneve ne Drenas ka qene nje trip, e shitshin gazeten “Bota Sot” msheft se nese te shihke dikush tu e lexu, krejt katuni ta merrke inati. Se u kan gazeta e LDK-se. Si femije gjith u kan eksperience me shku me i ble gazetat per baben, sidomos kur vike koha shitesi me ma jep Boten Sot. Jena njoft si kta familja me LDK-ne 😂.
Mas sikleti u kan kur dikush ish ne shitore as su bojke me lyp, edhe nese e lypshe, shitsi sguxojke me ta shit. Filan shitorja pe majke Boten Sot 🤯🤯. Epoka e Re rrike ndritare te shitoreve, si reklame. Erdh pavaresia edhe ky mosdurim ndaj LDK-se si parti kunder krahut te Luftes, u zhduk.

17 vite ma vone, nje gjendje qe ngjane shume me ate kohe, eshte rikthyer, me akuzat e tmerrshme, perçarese, targetuese, kercenuese, mes dy grupeve te PDK-se, qe u krijuan pasi Lladrovci vendosi te kandidoje Hajdarin e partise.

PDK-ja ka vendos me sulmu Lladrovcin si “njeri te Albin Kurtit” si njeri “i Serbise” ose si njeri qe po del “kunder lidereve ne Hage”. Por jo vec ate. Edhe ata qe e mbeshtesin ate po sulmohen si njerez qe “e kane tradhetu Hashimin e Kadrine, e jane bo me Albinin” duke u bo me Ramizin. E njejta sikur para 17 vjetve, kur “Rugova ishte njeri i Serbise, kunder Hashimit”.

Eshte per keqardhje qe diskutimi politik ka mbetur ende ne kete nivel. Osht edhe qesharake kjo tentative, sepse sot nuk eshte Epoka e Re ne dritare te shitores e as Bota Sot perfundi tavolines se shitsit. Kena telefona krejt. Ju a keni naj troh sens? Perçarja nuk kalon!

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.