Zana Avdiu: Përgjimi i sotëm shpjegon pse grupi kundër Abdixhikut kërkoi një votëbesim të dytë

Analistja Zana Avdiu ka komentuar zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se audio-incizimet e publikuara gjatë ditës sqarojnë arsyen pse një grup delegatësh kërkoi një votëbesim të dytë për kryetarin Lumir Abdixhiku.

Në një postim në rrjetet sociale, Avdiu rikujtoi se Abdixhiku ishte konfirmuar si kryetar i LDK-së vetëm gjashtë muaj më parë, në një proces me votim të fshehtë, ndërsa zgjedhjet e rregullta për kryesinë janë planifikuar për vitin 2027.

banner

“Lumir Abdixhiku u konfirmua si kryetar para 6 muajsh, në një votëbesim me votim të fshehtë. Në vitin 2027 LDK-ja i ka zgjedhjet e rregullta për kryesinë. Prandaj, kërkesa për një votëbesim të dytë ishte e palogjikshme”, ka shkruar Avdiu.

Sipas saj, audio-incizimet e publikuara, të cilat pretendohet se tregojnë një tentativë për blerjen e votave të delegatëve, japin një shpjegim për këtë kërkesë.

“Por, përgjimi i sotëm, që tregon një tentativë për blerjen e delegatëve, e sqaron pse këtij grupi i duhej me ngulm edhe një votëbesim”, është shprehur ajo.

Në fund, Avdiu vlerësoi se grupi kundër Abdixhikut është dëmtuar politikisht nga këto zhvillime.

“Grupi kundër Lumirit sonte u delegjitimua keq. Edhe zyrtarisht”, ka shkruar ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.