
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar edhe dy raste të zhdukjes së gravr.
Në Deçan, djali ka raportuar zhdukjen e nënës së tij.
“Deçan 02.12.2025-09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nëna e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar” – thuhet në raportin 24-orësh.
Ndërsa në Klinë burri e ka raportuar të zhdukur gruan e tjj.
“Klinë 06.12.2025-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar” – thuhet në raportin 24-orësh.



