Besimtarët myslimanë sot festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë sot kremtojnë festën e Kurban Bajramit.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

banner

Namazi i Kurban-Bajramit është falur në orën 05:40.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në mesazhin e tij të martën ka kërkuar nga partitë politike që të zhvillojnë fushatë me dinjitet dhe maturi, për zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai ka thënë se fushata duhet të jetë larg gjuhës së përçarjes dhe urrejtjes.

Në mesazhin e tij në prag të festës së Kurban Bajramit, Tërnava ka thënë se qytetari duhet të respektohet mbi çdo interes politik.

Ka shtuar se pavarësisht rezultatit, vendi ka nevojë për unitet./Koha

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.