Kurti njofton se janë identifikuar mbetjet mortore edhe të tre personave nga “Grupi i Intelektualëve”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se janë identifikuar mbetjet mortore edhe të tre personave nga “Grupi i Intelektualëve” nga gërmimet që janë zhvilluar në Kalludër dhe Jabukë.

Sipas njoftimit të kryeministrit është bërë identifikimi i Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazliu, dhe Ali (Islam) Haliti, pjesë e Grupit të Intelektualëve.

Kurti ka shkruar në njoftimin në Facebook se për këtë është njoftuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

https://youtube.com/watch?v=UpnSQbdGeZw%3Fsi%3De4GHCSRbpt_xDczr%26start%3D282

“Pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të zhvarrosura në Kalludër dhe Jabukë, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur u informova se janë pranuar raporte të reja të ADN-së, mbi bazën e të cilave janë identifikuar Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazliu, dhe Ali (Islam) Haliti, pjesë e Grupit të Intelektualëve”, ka bërë të ditur Kurti.

Ai ka thënë gjithashtu se janë informuar edhe familjet e tye derisa ka shprehur ngushëllime për familjarët. 

“Komisioni, bashkë me institucionet tjera përkatëse, tashmë ka informuar familjet e tre intelektualëve dhe veprimtarëve të njohur të çështjes kombëtare, të cilët në prillin e vitit 1999 u rrëmbyen nga forcat e armatosura serbe dhe u zhdukën me dhunë. Ndajmë dhimbjen me familjet dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.