
Në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, një mesazh i veçantë ka ardhur nga ish-ushtari amerikan i KFOR-it, Eric Nowlen, i cili kishte shërbyer në Kosovë në kuadër të misionit të NATO-s.
Nowlen ka treguar se edhe pas 27 vitesh vazhdon të marrë mesazhe falënderimi nga qytetarë të Kosovës për kontributin e tij në ruajtjen e paqes dhe lirisë.
“Kanë kaluar 27 vjet që kur kam qenë atje, por ende sot, të paktën një person nga Kosova më shkruan për të më falënderuar për shërbimin tim dhe për paqen e lirinë që gëzojnë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, mesazhe të tilla i kujtojnë se angazhimi dhe sakrifica e tij kanë pasur vlerë.
“Momente të tilla më bëjnë të ndiej se koha dhe kontributi im kanë pasur vërtet vlerë dhe se sakrifica ime nuk ka qenë e kotë”, ka shtuar Nowlen.
Personi që i ka dërguar mesazhin falënderues ish-ushtarit amerikan është një gazetar nga Kosova.




