6 deputetë të LDK-së nuk e votojnë Sejdiun, Arta Avdiu: Abdixhiku duhet të mos i kandidojë më

Gazetarja, Arta Avdiu ka reaguar pasi gjashtë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president të Kosovës.

Ajo ka kërkuar që deputetët që kundërshtojnë kandidaturën e Sejdiut të ndëshkohen politikisht nga Kryesia e LDK-së dhe të mos përfshihen më në listat zgjedhore të partisë.

banner

“Deputetët e LDK-së që nuk e votojnë Bekim Sejdiun, për pasojë, e bllokojnë formimin e institucioneve, duhet të ndëshkohen politikisht nga Kryesia e LDK-së duke mos u kandidu ma në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Avdiu.

Sipas saj, askush nuk duhet ta mbajë peng shtetin për shkak të inateve apo llogarive personale.

“Nuk mundet askush me e mbajtë peng shtetin për inate apo hesape personale”, ka shtuar ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.