Rikthehet faqja e Hashim Thaçit, publikon shkrimin e tij të vitit 1992 për Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun

Faqja zyrtare e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është riaktivizuar dhe ka nisur të publikojë sërish postime.

Të hënën në mbrëmje, në këtë faqe është shpërndarë një shkrim i Thaçit nga viti 1992, kushtuar heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Në postim kujtohet se më 3 nëntor 1992, në Institutin Albanologjik në Prishtinë, ishte mbajtur një orë përkujtimore për trevjetorin e rënies së tyre. Thaçi, atëherë udhëheqës studentor, kishte folur për veprën dhe sakrificën e dy heronjve.

“Në Kodër të Diellit luftuan dy zemra të brumosura me idealin e lartë në luftë për çlirim nga pushtuesi; ranë dy trima, pushuan dy zemra, por nuk pushoi lufta. Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, me veprën e tyre heroike dhe të pavdekshme, vetëm sa e frymëzuan dhe fuqizuan rininë për të dalë dhe për të rezistuar edhe më fuqishëm, për të vazhduar amanetin e tyre, i cili ishte: përpjekje dhe qëndresë deri në çlirim”, kishte shkruar Thaçi më 1992.

Postimi përfundon me thirrjen: “Lavdi e përjetshme Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut!”.

Hashim Thaçi po gjykohet në Hagë, ndërsa në shkallën e parë është dënuar me 25 vjet burgim. Procesi pritet të vazhdojë në Apel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.