
Rron Gjinovci, analist, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar çështjen e heqjes së masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.
Gjinovci ka vlerësuar se Kosova nuk u dorëzua, ndërsa BE-ja lëshoi pe.
Tutje, ai ka theksuar se politika e Kosovës ishte parimore.
“Kosova nuk u dorëzu, BE-ja lëshoi pe.
Mas nji viti padrejtësi BE-ja u dorëzu, i hoqi masat, sakaq Kosova nuk u tërhoq asnjë centimetër nga pozicioni i saj për veriun. Pse nodhi kjo? Sepse politika e Kosovës ishte parimore. Pra a po e shihni, kur je i drejtë fiton. Tash shumë kisha pasë qef ne na kallxu hibridat si ka mundësi që ja kanë huq për secilin sen deri sot? A jon t’padijshëm a me mision?” – ka shkruar Gjinovci.



