
Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos ka shprehur keqardhjen për muzikën e këngës nacionaliste serbe e cila u lëshua në koncertin e organizuar në prag të “Forumit të zgjerimit” në Bruksel. Ajo ua ka lënë fajin muzikantëve për përzgjedhjen e melodisë.
Kos ka deklaruar se kjo këngë në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian, shkruan KOHA.
“Më vjen keq për zgjedhjen e këngës nga ana e muzikantëve. Ajo prek ndjenjat sensitive, posaçërisht duke pasur parasysh historinë e dhimbshme dhe përvojat e ndryshme të komuniteteve në Kosovë që vijnë nga kjo pjesë po ashtu. Unë dua të nënvizoj se kjo këngë në asnjë mënyrë nuk reflekton pozitën e Komisionit Evropian apo pozicionin tim lidhur me historinë e Kosovës“, ka thënë Kos.
Kos pastaj foli për nevojën për pajtim, por pa harruar të kaluarën.



