
Xhavit Haliti, ish-deputet i PDK-së, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë.
Në një intervistë për TV Arbëria, Haliti ka folur edhe për gjuhën politike.
Duke folur për këtë temë, Haliti ka pasur kritika ndaj gjuhës së VV-së kundrejt PDK-së dhe partive të tjera.
Tutje, Haliti ka treguar për një vizitë te Albin Kurti, aktualisht kryeministër i Kosovës, kur ky i fundit ishte liruar nga burgu i Serbisë.
“Unë dhe Hashimi kemi shku në shtëpinë e tij e kemi vizitu kur ka dalë nga burgu” – tha Haliti.



