Gjuha e butë e VV-së në fushatë, Emini: Lidhet drejtpërdrejt me nevojën për koalicione

Donika Emini, hulumtuese në Grupin Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BiEPAG), ka komentuar qasjen e ndryshuar të Lëvizjes Vetëvendosje në fushatën e tanishme.

Në një prononcim për REL, Emini ka vlerësuar se kjo lidhet me nevojën për koalicione.

banner

“Së pari, kjo është një përpjekje për ta vënë opozitën në diskomfort, duke luajtur rolin e ‘palës së mirë’, pas një viti të tërë të përdorimit të gjuhës toksike…

Së dyti, ky ndryshim lidhet drejtpërdrejt me nevojën për koalicione. LVV-ja është e vetëdijshme se nuk mund të qeverisë më e vetme si në vitin 2021. Prandaj, një gjuhë më e butë dhe një paraqitje si parti ‘e pjekur’ politike shërben për të hapur rrugën për bashkëpunime paszgjedhore”, vlerëson Emini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.