Rusia e kënaqur nga takimi në Florida të ShBA-së, i quan bisedime konstruktive

Kirill Dmitriev, negociator i lartë i Kremlinit, tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po bisedojnë “në mënyrë konstruktive” në Floridë dhe se negociatat e paqes do të vazhdojnë më 21 dhjetor, edhe pse nuk ka detaje të tjera për këtë çështje.

“Diskutimet po zhvillohen në mënyrë konstruktive. Ato kanë nisur më herët dhe do të vazhdojnë sot, si dhe do të vazhdojnë edhe nesër”, u tha Dmitriev gazetarëve më 20 dhjetor, në margjinat e bisedimeve pranë Majamit në Shtetet e Bashkuara.

banner

Të gjitha palët e përfshira në procesin e paqes të ndërmjetësuar nga SHBA-ja kanë përmendur rregullisht “përparim” ose kanë bërë vlerësime të ngjashme, pa dhënë detaje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.