
Pak ditë para zgjedhjeve, Partia Socialiste Evropiane ka uruar publikisht VV për sukses në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ata kanë mbështetur Kurtin, duke vlerësuar se Kosova ka shënuar progres të mirë viteve të fundit.
“Përpara zgjedhjeve në Kosovë, ne shprehim mbështetjen dhe urimet tona më të mira për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe liderin e saj, Albin Kurti.
Gjatë mandatit të kaluar, Kosova ka treguar se udhëheqja social-demokrate mund të japë rezultate, duke forcuar demokracinë, duke mbështetur rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe duke kontribuar në stabilitetin në një kontekst rajonal sfidues, si dhe duke ndërtuar themelet për rrugën e integrimit evropian të Kosovës.
Progresistët do të qëndrojnë gjithmonë në mbrojtje të vlerave demokratike, drejtësisë sociale dhe respektimit të vullnetit të popullit” – ka shkruar PES.



