
Baton Haxhiu, analist dhe publicist, i ka reaguar përmes një shkrimi Veton Surroit, publicist dhe shkrimtar.
Në shkrimin e tij, Haxhiu ka theksuar se nuk heq dorë në lidhje me akuzën se fotografia e Titos, ish-diktator i Jugosllavisë, qëndronte në murin e shtëpisë së nënës së së Surroit, shkruan Gazeta Politika.
“Për kapitullin tim në libër dua të them vetëm një gjë, pa asnjë ekuivok.
Dreka ka ndodhur. Vetoni ishte aty.
Fotografia e madhe e Titos qëndronte në mur dhe biseda ime me nënën e tij, zonjën Nahire, ka ndodhur pikërisht siç e kam rrëfyer në libër.
Prandaj nuk kam çfarë të korrigjoj. Nuk i heq asnjë pikë dhe asnjë presje atij kapitulli” – ka shkruar Haxhiut në shkrimin e botuar në Gazetën Express.

Gazeta PolitikaGazetapolitikaEdit Profile
Tutje, Haxhiu ka paralajmëruar padi ndaj Surroit.
“Vetoni ka zgjedhur të përfshijë babanë tim të ndjerë dhe ta akuzojë. Për këtë nuk do të polemizoj në Instagram.
Për këtë, Veton, do të shihemi në gjyq.
Babai im u burgos në maj të vitit 1981, në kohën e pushtetit ku Fadil Hoxha ishte figura kryesore politike të Kosovës. Historia e tij nuk ka nevojë për dëshminë e Veton Surroit dhe as për timen. Ka dokumente” – ka shkruar Haxhiu.
* Fotografia është huazuar nga Express-i.



