
Vokalisti i grupit “Ilirët” u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të paharrueshme në muzikën shqiptare.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Gili, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur për publikun si Shemi, vokalisti legjendar i grupit “Ilirët”, i cili u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare.
Lajmi për humbjen e papritur të artistit ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin muzikor dhe te fansat e shumtë të tij, të cilët e konsiderojnë Shemin një ikonë të muzikës rok dhe asaj shqiptare në përgjithësi.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gili ka shprehur dhimbjen dhe respektin e saj për artistin e ndjerë, duke shkruar: “Pusho në parajsë, legjendë”.



