
Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, ka shpërndarë një video nga një takim me pensionistët.
Hamza ka premtuar rritje të pensioneve dhe ndihmave sociale për 50 për qind.
“Rritje 50% e pensioneve dhe ndihmave sociale, me minimum 250€ në muaj për çdo përfitues.
Për të gjithë, pa përjashtime, dinjitet, siguri ekonomike dhe drejtësi sociale.
Bashkë. Përpara” – ka shkruar ai.



