Kandidat i VV-së e cilëson Albin Kurtin “Njeriu i shekullit” në tubimin në Gjakovë

Deklarata u bë gjatë një aktiviteti elektoral të Lëvizjes Vetëvendosje, në prani të mbështetësve të partisë.

Gjatë një tubimi elektoral të Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur në Gjakovë, një kandidat për deputet nga kjo parti ka përdorur një epitet të veçantë për kryeministrin Albin Kurti. Ai e ka quajtur Kurtin “Njeriu i shekullit” gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve.

banner

“Me këtë entuziasëm më lejoni t’i uroj mirëseardhje, njeriut të shekullit, Kryeministrit Albin Kurti”, u shpreh kandidati Batusha në këtë tubim.

Deklarata u bë në kuadër të fushatës zgjedhore dhe u transmetua para simpatizantëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Aktivitetet elektorale të partive politike po vazhdojnë në qytete të ndryshme të Kosovës, në prag të zgjedhjeve.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.