Exit Poll i Baton Haxhiut: VV 43.5%, PDK 23.6%, LDK 15.9%, AAK 7.2%

Rezultatet paraprake tregojnë rritje për LVV dhe PDK, ndërsa LDK shënon rënie krahasuar me zgjedhjet e shkurtit 2025.

Sipas Exit Poll-it të televizionit T7, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhje, duke marrë 43.5 për qind të votave.

banner

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 23.6 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 15.9 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 7.2 për qind të votave.

Exit Poll-i është prezantuar nga Baton Haxhiu i Albanian Post.

Krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në shkurt të vitit 2025, Lëvizja Vetëvendosje shënon rritje nga 42.3 për qind, ashtu si edhe PDK-ja, e cila atëherë kishte marrë 20.9 për qind të votave.

Në anën tjetër, LDK ka pësuar rënie, pasi në zgjedhjet e shkurtit kishte marrë 18.2 për qind, ndërsa AAK shënon një rritje të lehtë nga 7 për qind.

Duhet theksuar se Exit Poll-et janë projeksione dhe rezultatet përfundimtare pritet të publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas numërimit të votave.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.