
Ministri i Shëndetësisë uron familjen dhe të gjithë qytetarët për një vit të mbarë dhe të begatë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar për lindjen e parë të këtij viti në Kosovë, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për lindjen e trenjakëve, një ngjarje e veçantë dhe plot simbolikë.
Sipas Vitisë, kjo lindje përfaqëson një shenjë të bukur shprese për vitin e ri. “Lindja e trenjakëve është një simbol i jetës, shpresës dhe fillimeve të reja”, ka theksuar ai.
Ministri ka uruar familjen e foshnjave, stafin mjekësor dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, duke shprehur dëshirën që viti i ri të sjellë shëndet, mirësi dhe begati për çdo familje.
“Gëzuar Vitin e Ri! Shëndet dhe mirësi për çdo familje në Kosovë”, ka përfunduar Vitia.



