
Daut Haradinaj, ish-deputet i AAK-së, ka reaguar në lidhje me paraqitjen e Glauk Konjufcës, zv.kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Haradinaj e ka quajtur këtë paraqitje si “marre”.
Tutje, ai ka pasur një pyetje edhe për PDK-në.
Postimi i plotë:
Një Kosovë e poshtëruar deri në këtë pikë kurrë s’e kam prit. Bota po na sheh çuditshëm, sikur na kemi vra e pre popuj, pa e thënë të vërtetën për luftën dhe gjakderdhjen tonë për liri.
Marre, Glauk!
Kurrë s’kemi me u ndalë deri te e vërteta jonë, o të pafytyrë!
PDK, a jeni kund…?



